VRASËSI PLAYBOY/ I ngjan Tony Montates, ka 50 vrasje, ende trafikon droge dhe eshte ne arrati prej 30 vitesh

19/02/2020 18:06

Ai është një “superboss” mafioz playboy që ende i shmanget policëve. Ka 30 vjet në arrati ndërsa bashkëpunëtorët e tij ranë që të gjithë një e nga një.
Bëhet fjalë për mafiozin dhe vrasësin manjak me emrin matteo messina denaro – një figurë e ngjashme me tony montana – është një nga kriminelët më të kërkuar të italisë dhe konsiderohet prej kohësh “bosi i bosëve” të mafies siciliane. Ai ka vetëm një foto kur ka qenë i ri, me syze dielli dhe një playboy i vërtetë.

Më pas policia ka ndërtuar vetëm identikite të tij se sa mund të ketë ndryshuar për shkak të moshës.
Ai thuhet se ka qenë pjesë e atentatit ndaj giovanni falcone, i cili u vra me një bombë makine në 1992
Bossi i pamëshirshëm i drogës, 58 vjeç, u fsheh pas fushatës së bombardimeve të mafies siciliane në fillim të viteve 1990 – duke vrarë magjistratë dhe kalimtarët në siçili, romë dhe firence. Ai është njohut edhe me emrin diabolik. Denaro – thuhej se ishte përfshirë në vrasjen e një fëmije të cilin e mbyti e më pas e zhduku duke e tretur në acid – është në kërkim për mbi 50 vrasje. Dikur mburrej se kishte mbushur një varrezë më të vdekur.
Prokurorja e palermos teresa principato – e cila dikur drejtonte gjuetinë për denaro – e përshkroi atë si “të babëzitur dhe të pamëshirshëm”.
Ajo tha se “matteo messina denaro është i veçantë sepse ai përfaqëson mafien e vjetër ashtu edhe atë të re.
“ashtu si mafiozët e vjetër, ai e sheh mafien si një shtet superior. Ai lejon vetëm ata që janë afër tij. Por ai është gjithashtu modern. Messina denaro nuk jeton duke ngrënë çikore. Por bën një jetë të artë. Ai është krijues i babëzitur, i pamëshirshëm pas parave dhe do që të përfshihet në çdo biznes që bën fitim. Ai akuzohet për vrasjen e një 11 vjecari, fëmija u mbajt në rob për dy vjet para se të mbytej. Denaro e rrëmbeu atë dhe e mbajti rob në dy vjet në përpjekje për të ndaluar babanë e tij duke dëshmuar kundër mafies. Në vitin 2014 policia arriti të arrestojë të motrën e tij 43 vjecare e cila kujdesej për paratë e të vëllait mafioz. Një tjetër hetues tha se “për ta kuptuar matteo, duhet të takosh motrën e tij. Ajo është agresive, e vendosur dhe e lumtur që përdor mbiemrin e saj për të trembur viktimat e zhvatjes. Një femër famëkeqe, denaro mendohet se kishte një harem të dashuruarish dhe la një varg fëmijësh të paligjshëm pas. Kur shpërtheu lufta mes cosa nostra dhe shtetit, denaro u shfaq si një nga ushtarët e tij më vdekjeprurës të vijës së parë.

Duke bashkuar klanet e shpërndara historikisht rreth qytetit të trapiani, ai vendosi lidhje direkte me kartelet e kokainës së kolumbisë. Ai gjithashtu e shfaq veten si një hero popullor për banorët e qytetit ndërsa biznesi lulëzonte. Francesco garofalo, një anëtar i grupit antimafia libera, thotë se ajo që ju dëgjoni gjatë gjithë kohës në qytet, dhe në rrjete, është se si mafia i jep punës dhe qeveria e heq atë.ka njerëz këtu që dëshirojnë të shohin messina denaro të emëruar kryetar bashkie.

FOTO GALERI
1/11
Denaro ben nje jete prej playboy dhe trafikanti droge njesoj si Tony Montana (ne foto aktori Al Pacino ne filmin e famshem te viteve '80, Njeriu me Shenje

Top Channel