Vetëm 9-muajsh: Djali i Almedës dhe Tolgës thotë fjalët e para në shqip

19/02/2020 16:52

Në maj të vitit të kaluar çifti shumë i dashur për publikun, Almeda dhe Tolgahan Sayisman u bënë prindër për herë të parë me ardhjen në jetë të Efehanit. Çifti në çdo intervistë shprehen të lumtur për mrekullinë që ka ardhur në jetën e tyre.

Së fundmi Almeda dhe Tolga festuan Shën Valentinin në një restorant në Stamboll, ku u përballën me gazetarët. Gjatë intervistës çifti zbuloi shumë për marrëdhënien e tyre dhe djalin, Efehanin.Tolgahan dhe Almeda treguan se fjala e parë që tha vogëlushi ishte “Baba”, më pas tha “Dede” (Gjysh) dhe më pas tha “Nona” në shqip. Almeda tregoi se i flet vetëm shqip djalit prandaj vogëlushi po mëson pak nga të dyja gjuhët. Të pyetur nëse po mendojnë për një fëmijë të dytë, Tolgahani e shprehu menjëherë dëshirën për ta bërë Efehanin me motër ose vëlla ndërsa Almeda u shpreh se është ende herët. Çifti foli edhe për marrëdhënien e tyre dhe Almeda tregoi se Tolgahan nuk ka ndryshuar aspak. “Thonë se njeriu ndryshon pas martesës, por me ne nuk ndodhi kështu. Ne jemi njësoj”, tha Almeda. “Jemi si ditën e parë. Nuk e kemi humbur romancën mes nesh”, shtoi Tolgahani. Në fund të intervistës, Almeda u ankua për orët e gjata që Tolgahani qëndron në xhirimet e serialit. “E di që punon, por tani ti ke familje, grua, fëmijë”, i tha Almeda Tolgahanit

FOTO GALERI
2/6

Top Channel