Telashe në oborr/ Divorc në familjen e Elisabetës

19/02/2020 01:18

Një tjetër divorc në pallatin Buckingham dhe Mbretëresha Elisabetë është e trishtuar dhe e shqetësuar. Pas Megxitit, në oborrin mbretëror britanik, vijohet me ndarje të tjera.

Më herët ishte nipi, Peter Phillips, fjali i princeshës Anna dhe tani e ka radhën David Linley, djali i Margaretës, që ti thotë lamtumirë bashkëshortes, Serena, konteshë e Snowdon, pas 25 vitesh martesë. Motivi? Ka kaluar shumë kohë duke punuar larg shtëpisë.

Konti dhe kontesha e Snowdonit kanë rënë dakord për divorcin. David është djali i motrës së Elisabetës, Margaret, e ndarë nga jeta në 2002 dhe i fotografit Antoni Armstrong Jones. Ai ka dy fëmijë, Carlsin 20 vjeç dhe Margaritën, 17.

Ai është shumë i afërt me mbretëreshën dhe princin Charls dhe i kalon krishtlindjet në Sandringham dhe në Balmoral. Vetëm një javë më parë, nipi i madh i mbrëterëshës, Peter Filips, kishte vendosur të ndahej nga bashkëshortja Autum Kelly pas 12 vitesh martesë dhe dy fëmijësh.

Ka qenë Autum, me origjinë kanadeze ajo që ka kërkuar divorcin dhe ndoshta do të ndjekë gjurmët e Herrit dhe Meganit dhe të transferohet në Kanada. Të dy ata janë prindër të Savanës, 10 vjeç dhe Islës, 8 vjeç.

Top Channel