Ish-bashkëpunëtori më i ngushtë i Ilir Metës, Spartak Braho ka deklaruar se nuk është pozita ajo që po bën grusht shteti, duke dalë kështu kundër deklaratave të presidentit të Republikës, se qeveria po përpiqet të bëjë diçka të tillë.

Në Komisionin e Sigurisë, deputeti i PS-së, Braho u shpreh:

“Krimi i organizuar është bërë i rrezikshëm dhe një shtet serioz duhet të kundërpërgjigjet. Unë çuditem me akuzat e opozitës apo kreut të shtetit: “Edi Rama po bën grusht shteti.” Pse duhet ta bëjë mazhoranca për të marrë pushtetin?! E ka! Grushtet e shtetit i bën opozita. Une jam deputet i vjeter dhe kam qenë në dy raste kur Sali Berisha ka bërë grusht shteti. Nuk e bën grushtin e shtetit ai që ka pushtetin. Bëni kujdes me modalitetet e zbatimit të ligjit, pa e vënë ne pozita diskretituese policinë.”

Aktualisht, në Komisionin e Sigurisë po diskutohet për masat parandaluese në kuadër të forcimit të luftës kundër terrorizmit, krimit të organizuar, krimeve të rënda dhe konsolidimit të rendit e sigurisë publike.
  “Çdo gjë për të shpartalluar grushtin e shtetit…” Meta takon Bashën dhe i kërkon ndihmë: Informo partitë opozitare
  Meta: Duhet luftuar grushti i shtetit që paratë e Konferencës së Donatorëve të shkojnë aty ku duhet

Top Channel