Shpërthen bombola e gazit në një banesë në fshatin Libofshë të Fierit, si pasojë kanë mbetur të plagosur shtetasi M. Z dhe nëna e tij.

Mësohet se zjarri është fikur plotësisht dhe në banesë ka dëme të vogla materiale.

Fier/ Informacion paraprak

Sot rreth orës 17:30, në banesën e shtetasit M. Z në fshatin Libofshë, dyshohet se ka shpërthyer një bombël gazi, ku si pasojë kanë pësuar dëmtime të lehta.

Zjarri është fikur plotësisht dhe në banesë ka dëme të vogla materiale.

Po kryen veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Top Channel