Jahtet e motorët e ujit, ligj i ri për turizmin detar

19/02/2020 16:46

Qeveria po ndryshon rregullat e përdorimit të mjeteve motorike lundruese për qëllime turistike. Ligji i ri, i cili ka dalë për konsultim publik, ndërkohë që ai përcakton rregullat e përdorimit për motoskafët, jahtet, motorët e ujit, anije të ndryshme apo krocierat.

Atij i nënshtrohet të gjitha mjete si shqiptare ashtu dhe të huaja që lundrojnë në brigjet shqiptare.
Aktivitetet e turizmit detar janë lundrimi për zbavitje, Serf, Zhytje çlodhëse, windsurf, ski në ujë, wake board, motor uji, peshkim për turizëm etj, ndërkohë që të gjithë ofruesit e shërbimeve duhet të licensohen dhe të marrin një certifikatë të posaçme.

Ligji i ri parashikon krijimin e hartave ku ofrohet turizmi detar. Përdorimi i mjeteve lundruese për zbavitje për qëllime tregtare duhet të regjistrohet në regjistrin detar, të jenë më të reja se 15 vjet, të kenë rinovuar certifikatën e përshtatshmërisë çdo vit, dhe të kenë policë sigurimi që garanton jetën dhe shëndetin e klienteve si edhe përgjegjësinë për dëmet që mund t’u shkaktohen të tretëve.

Top Channel