Gjuhë dhe fetus/ Shkuan për të parë shtëpinë e braktisur, hetuesit gjejnë kavanoza me mbetje njerëzore

19/02/2020 13:37

Kavanoza me mbetje njerëzore të ruajtura, përfshirë gjuhë dhe fetus u gjetën nën dyshemenë e një shtëpie në Florida, që dikur i përkiste një profesori universiteti.

Kavanozat u zbuluan në një inspektim të një agjencie sigurimesh të shtëpisë në lagjen Brywood të Gainesville, shkruan Daily Mail. Gjatë kërkimeve, hetuesit gjetën rreth tetë kavanoza që përmbanin gjuhë njerëzish dhe fetus.

Kavanozat duke iu referuar datës të stampuar në to, datonin të prodhuara në 1960. Hetuesit tashmë po përpiqen për të përcaktuar nëse kavanozat janë të lidhura, me studimet që kryente pronari i mëparshëm i shtëpisë, i identifikuar si Dr.prf. Ronald A Baughman, një ish-profesor i Universitetit të Florida-s. Megjithatë në lidhje me misterin e kavanozave ka vendosur të flasë ish-gruaja e profesorit, e cila është shprehur se ajo harroi kavanozat në shtëpi kur u shpërngulën nga aty, sepse profesori Baugham solli punën e tij në shtëpi një ditë.

Baugham ishte i punësuar si profesor ndihmës i mjekësisë orale në 1971, sipas Kolegjit të Stomatologjisë të UF. Ai botoi studimet e tij në harkun kohor prej 10 vitesh 1970-1980.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel