Giroud larg Chelseat, Lazio i jep shansin për të lënë blutë

19/02/2020 16:26

Aventurës së Olivier Giroud te Chelsea po i vjen fundi. Në fakt, është e sigurt se sulmuesi francez do të largohet nga Stamford Bridge me Giroud që në këtë sezon është aktivizuar si titullar në vetëm 2 ndeshje.

Trajneri i Chelseat, Frank Lampard ishte gati të lejonte francezin që të largohej në merkaton e muajit janar, por Blutë e patën të pamundur që të gjenin një zëvendësues për të, kështu që Giroud qëndroi te skuadra londineze.

Kontrata e Giroud me Chelsean skadon në qershor dhe sipas medias franceze, Lazio vendosi të bëjë një hap para dhe t’i ofrojë atij një kontratë për t’u bashkuar me skuadrën romane në fund të sezonit. Giroud ishte i lirë që të niste diskutimet me skuadra të tjera në muajin janar dhe skuadrat e interesuara për të nuk mungonin. në fakt sulmuesi gjatë këtij sesioni të merkatos u kërkua me ngulm edhe nga Interi i Antonio Contes.

Top Channel