Futbollisti pezullohet për 5 vite, kafshoi penisin e lojtarit të skuadrës kundërshtare

19/02/2020 10:54

Një lojtar i futbollit amator u pezullua për pesë vite nga një ligë në Francën lindore për kafshimin e penisit të një prej kundërshtarëve të tij, gjatë një përleshjeje pas ndeshjes.

Incidenti ndodhi pas një loje të dytë të divizionit midis Terville dhe Soetrich, në një ligë lokale më 17 nëntor.

Sipas një faqeje web-i të lajmeve në Lorrene, 2 lojëtarë nga secila palë përkatëse nisën të goditeshin, ndaj një tjetër lojtar i Terville-s iu bashkua sherrit, mesa duket në përpjekje për t’i ndaluar ata. Lojtari i Soetrich u përgjigj duke kafshuar penisin e ndërmjetësit.

I lënduari mori 10 qepje dhe katër ditë pushim nga puna.

“Ngjarjet ndodhën pas ndeshjes, në parkun e makinave të stadiumit. Kishte një grindje, një përshkallëzim dhe gjërat u përkeqësuan”, tha Emmanuel Saling i rrethit të futbollit Mosellan, duke shtuar se faji ishte “pak a shumë i përbashkët”.

Saling tha që për shkak se “çështja ishte mjaft specifike dhe unike”, komiteti disiplinor kishte thirrur një eksperte para se të vendoste të pezullonte lojtarin e Soetrich për pesë vite.

Ndërkohë lojtari i dëmtuar i Terville u pezullua për gjashtë muaj.

Ndeshja përfundoi në një barazim 1-1 i cili do t’i jepte Terville pikën e parë të sezonit por ata u ndëshkuan me dy pikë penallti dhe gjobë 200 euro për mospërmbushjen e detyrimeve të tyre të sigurisë dhe për mungesën e reagimit nga zyrtarët e klubit kur shpërtheu konflikti.

 

Top Channel