Drogë në makina dhe anije/ Arrestohet “Pablo Escobar-i i Heroinës”, rekrutoi studentë të shkëlqyer

19/02/2020 10:01

Policët kolumbianë po përpiqen të shkëpusin çdo hallkë të mundshme të kontrabandës-zinxhir të mbretit të drogës, Ping El Chapo.

Së fundmi, efektivët kanë vënë në pranga një nga njerëzit më të besuar të tij, 53-vjeçarin Carlos Alberto Salazar, i njohur gjithashtu si “Senor de la Bata” (Lordi me Pallto të Bardhë), ose “Pablo Escobar-i i Heroinës”, teksa ky i fundit po blinte biletat e një ndeshjeje.

Policia beson se Salazar është përgjegjës për kontrabandimin çdo vit, të 100 kg heroine në SHBA. Salazar po blinte bileta për një lojë midis Argjentinës dhe Kolumbisë, muajin e shkuar në Pereira, në rajonin kolumbian qendror-perëndimor të Risaralda.

Duke folur për mediat lokale, kreu i njësisë vendore i Antidrogës, Angel Alexander Galvis, tha se i dyshuari, ekstradimi i të cilit tashmë është kërkuar nga autoritetet e Shteteve të Bashkuara, kishte lidhje me Kartelin Sinaloa, i cili më parë ishte udhëhequr nga Chapo Guzman, dhe të tjerë bandat lokale.

Sipas policisë, Salazar ishte forca kryesore lëvizëse prapa një bande që kontrabandonte heroinë në bagazhe, automjete dhe anije për në Amerikën Qendrore dhe Shtetet e Bashkuara.

Raportohet se i dyshuari rekrutoi studentë me nota të mira në kimi për të punuar në procesin e prodhimit të heroinës, në një përpjekje për të shmangur gjurmët nga policët.

 

FOTO GALERI
1/4

Top Channel