Kryeministri Rama ka qenë në Sauk ku i ka dorëzuar çelësat e shtëpisë së banesës një banori të cilit i ishte prishur nga tërmeti.

Në një moment teksa po falenderonin personin që kishte financuar për ndërtimin, Rama është shprehur: Tani ne s’do rrimë tu të lavdëruar ty vëlla. Tani, që të jesh i qartë ti dhe të gjithë ju që jeni biznesmen, kur bëni të tilla gjëra e bëni për veten tuaj se lani një pjesë të shpirtit, jua kthen jeta, puna, gjithësia.

Biseda:

Veliaj: Bashkimi na ka nderu, ne i kërkuam me na ndihmuar një çik por ka shkuar përtej.

Rama: Tani ne s’do rrimë tu të lavdëruar ty vëlla. Tani, që të jesh i qartë ti dhe të gjithë ju që jeni biznesmen, kur bëni të tilla gjëra e bëni për veten tuaj se lani një pjesë të shpirtit, jua kthen jeta, puna, gjithësia.

Biznesmeni: Kryesisht puna.

Rama: Mirë shumë e ke bo. për veten tënde e ke bërë në radhë të parë, ne si me ty si pa ty do e kishim bërë por faleminderit shumë që ishe ti.

Top Channel