“Biznesmeni Gay” fyen Zogun e Tiranës: Ti je turpi i Komunitetit LGBT

19/02/2020 15:19

Në studion e emisionit “Shqipëria Live” të drejtuar nga dyshja e moderatorëve Florian Gjini dhe Erjona Rusi ishte i ftuar, Elton Ilirjani ose i njohur ndryshe si “Biznesmeni Gay”.

Gjatë bisedës ai nuk nguroi për të thumbuar dhe akuzuar njëkohësisht Hermes Nikajn, i njohur gjerësisht si “Zogu i Tiranës”. Biznesmeni u shpreh se Nikaj është turpi i komunitetit LGBT, pasi ai kurrë nuk e ka pranuar që ka orientim të kundërt seksual, por gjithmonë ka pretenduar se është i dhënë ndaj femrave dhe jetës luksoze.

“Zogu i Tiranës nuk e bën krenarë LGBT. Është turp i madh sepse se ka pranuar kurrë publikisht që është gay, ai tërë jetën hiqej sikur ishte feminist dhe i dhënë pas jetës luksoze, ndërkohë nuk e pranonte që ishte gay. Ai ishte dhe është gay, nuk e di në qoftë se ai shkon me femra”, u shpreh biznesmeni.

Top Channel