Aktorja izraelite Meital Dohan, 40 vjeçe ka thënë së fundmi se është ndarë nga 79 vjeçari Al Pacino, 79, prej diferencës së tyre të patejkalueshme 39-vjeçare në moshë, si dhe prej faktit se ai nuk shpenzonte para.

Duke konfirmuar ndarjen pas paraqitjes së aktorit legjendar në ceremoninë e Oskarëve, Meital nuk i përmbajti komentet: “Është e vështirë të rrish me një burrë aq të vjetër, qoftë ai edhe Al Pacino”.

Aktorja thotë se e la protagonistin e serialit “Kumbari” pas dy vitesh bashkë, pasi Pacino ‘nuk preferonte të shpenzonte para’.

‘U përpoqa ta mohoja, por tani ai është një burrë i moshuar. Po, diferenca në moshë është e vështirë dhe megjithë dashurinë time nuk zgjati.
Ajo shton më tej se Pacino, pasuria e të cilit llogaritet në $180milionë, i blente vetëm lule.

‘Si mund ta them me mirësjellje, se ai nuk shpenzonte para? Më blinte vetëm lule”, tha ajo në një intervistë të gjerë me një revistë izraelite.

Para Dohan, Pacino ishte në një marrëdhënie të gjatë me aktoren argjentinase Lucila Solá, bija e të cilës Camila Morrone është në cift me Leonardo DiCaprio prej 2017. Ai ka tre vajza.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel