Foto ilustruese

Tiranë- Një autobus është përplasur me makinën e policisë mëngjesin e sotëm në kryeqytet.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:25, në rrugën “Dritan Hoxha”,  ku autobusi I linjës  “Tirana  e Re”, është përplasur me një mjet të  Policisë Rrugore.

Si pasojë e përplasjes dhe frenimit të menjëhershëm të autobuzit kanë mbetur të dëmtuar tre pasagjere në autobus, F.D 53 vjeçe, S.GJ, 65 vjeçe dhe V.M 48 vjeçe,  të cilat ndodhen nën kujdesin  e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë në vendin e ngjarjes ka shkuar grupi hetimor të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti.

Top Channel