“Taksa ndaloi ndarjen e Kosovës”/ Vuçiç: Është vendosur me përkrahjen e një vendi të fuqishëm perëndimor

18/02/2020 19:36

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç për herë të parë ka pranuar se vendosja e taksës 100% nga Kosova, ka parandaluar arritjen e marrëveshjes për ndarjen e kësaj të fundit, me të cilën Serbia do të merrte jo vetëm veriun por dhe Anamoravën.

Në një intervistë për një medium serb, Vuçiç ka deklaruar se vendosja e taksës është bërë me përkrahjen e një vendi të fuqishëm perëndimor.

Ai ka thënë se ky ka qenë shansi më i madh për Serbinë, por është humbur.

Edhe në Kosovë të njëjtën e kanë pohuar edhe anëtar të partisë së Ramush Haradinajt, AAK-së, por pa treguar se kush qëndron mbrapa.

Por, çështja e taksës vazhdon të mbajë të ndarë politikën kosovare.

Derisa opozita e re është kundër heqjes, qeveria e re është e vendosur ta heq atë dhe ta zëvendësoj me reciprocitet, për siç kanë thënë të mundësohet rinisja e dialogut.

Dialogu Kosovë- Serbi pritet të rinis shumë shpejt, por kësaj radhe jo vetëm me përfshirjen e Bashkimit Evropian por edhe Amerikës.

Top Channel