Superpërballja Atletico Madrid – Liverpool, njihuni me formacionet e mundshme (FOTO)

18/02/2020 11:37

Sonte rikthehet Liga e Kampionëve.

Një nga dy ndeshjet të cilat do të zhvillohen sonte, është edhe ajo në mes të Atletico Madridit dhe Liverpoolit, shkruan KosovaPress.

Dy skuadrat janë në kërkim të fitores, mirëpo Liverpool është favorit në letër duke parë edhe formën në të cilën është duke kaluar.

Te vendasit do mungojë Joao Felix i cili është i sëmurë, kurse te mysafirët Xherdan Shaqiri që ende nuk është shëruar nga lëndimi.

Formacionet e mundshme:

Atletico (4-4-2): Oblak, Arias, Gimenez, Felipe, Lodi, Koke, Llorente, Thomas, Niguez, Correa, Morata.

Liverpool (4-3-3): Alisson, Arnold, Gomez, Van Dijk, Robertson, Henderson, Fabinho, Wijnaldium, Salah, Mane, Firmino.

Ndeshja do të zhvillohet në “Wanda Metripolitano” dhe nis në ora 21:00.

Top Channel