Shorti i kupës Digitalb, gjysmëfinalet e turneut në Kosovë

18/02/2020 20:33

Prishtina – Drenica dhe Ballkani – Feronikeli do të jenë çiftet gjysmëfinaliste të Digitalb Kupës së Kosovës në futboll.

Shorti u hodh në zyrat e FFK-së, duke zbuluar përballje interesante. Drejtori sportiv i Prishtinës, Granit Begolli u shpreh se përballja ndaj Drenicës do të jetë shumë e vështirë për skuadrën e tij, duke ditur se rivalët gjithmonë i kanë shkaktuar shumë probleme skuadrës së trajnerit A Armend Dallku.

Edhe drejtori sportiv i Ballkanit, Arben Osmani deklaroi se Feronikeli do të jetë një skuadër shumë e vështirë për tu mundur, duke parë cilësinë e klubit nga Drenasi e cila është kampion në fuqi i kësaj gare.

Ndeshjet gjysmëfinale do të luhen me sistemin vajtje ardhje, ku përballjet e para do të luhen me 8 prill ndërsa në 22 prill do certifikohet dhe final;ja e madhe e kupës së Digitalb. Kampion aktual i këtij kompeticioni është Feronikeli, që mundi vjet Trepçën ’89 në finale.

Top Channel