Një nga avionët që dikur ishte nga më sekretët dhe më të frikshmit për rivalët e ushtrisë së SHBA, modeli i parë anti-radar F-117 Nighthawk, është pranë daljes në pension, dhe të gjithë rreth 60 modelet e tij do të çmontohen për skrap kësaj dekade.

Lajmi erdhi teksa modeli ishte listuar mes mjeteve të tepërta të flotës ajrore të Pentagonit, i shoqëruar me një foto të F-117A së 43-të të ndërtuar i cili kreu fluturimin e parë në prill 1987.

Ndërkohë ka nisur çmontimi i materialeve sensitive si radarët dhe i materialit të veshjes thithëse të valëve të radarëve.

Në njoftim shtohet më tej se disa modele do të ruhen për ekspozim ndërsa programi i vlerësimit të impaktit të tij do të vazhdojë.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel