Moderatorja simpatike, Roza Lati, ishte e ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, nga ku nuk i kurseu përgjigjet si për jetën personale ashtu edhe për mosmarrëveshjet që ka patur me disa personazhe të njohur.

Sa i përket zënkës dhe përplasjeve me Encën, moderatorja iu referua këngëtares sërish me statusin e “mbretëreshës së instagramit që e ndjekin 12 vjeçarët”, duke shtuar më tej:

“Ajo e ka marrë personale me mua, sepse unë ftova Trejsin dhe Trejsi dha komentin e saj kur e pyetën fansat… e ka inatin me mua vetëm se unë e lashë në montazh, vetëm se e lashë në montazh turfullon uff e buff, por boll më, se tregon shumë frymë inferioriteti kështu”, u shpreh Roza.

FOTO GALERI
1/20

Top Channel