“Qeveria vetëm shpërdoron…”, Petrit Vasili: Faleminderit SHBA për kontrollin e fondeve

18/02/2020 11:16

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili me anë të një statusi në rrjetet sociale i ka shprehur mirënjohjen e tij SHBA-ve, për transparencën që ka treguar për fondet e tërmetit të mbledhura në Konferencën e Donatorëve një ditë më parë.

Vasili në reagimin e tij thotë se SHBA do të krijojë një Akademi transparence dhe llogaridhënie për fondet e mbledhura.  Ndër të tjera Vasili nuk ka lënë pa hedhur sulme edhe ndaj qeverisë Rama duke thënë se kjo qeveri vetëm shpërdoron paratë.

Mirenjohje SHBA-se per trasparencen dhe kontrollin mbi qeverine per fondet e termetit! SHBA do te krijojne Akademine e Transparences dhe Llogaridhenies per fondet e donacioneve. Te gjithe e dine brenda dhe jashte vendit dhe e kane bindje , qe kjo qeveri ne kurriz te shqiptareve vetem shperdoron, pervehteson dhe grabit fondet publike te te gjitha llojeve. Ndaj edhe SHBA do te ngrene Akademine e Trasparences dhe Llogaridhenies duke akorduar 5 milion dollare per kete, ne menyre qe keto fonde te kthehen ne nje ndihme konkrete per shqiptaret ne nevoje dhe jo zahire per qeverine.
Ja deklarata e Ambsades se SHBA ne Tirane:

 ” Z.Matthew Palmer, Zv. Ndihmës Sekretari i Shtetit për Byronë e Çështjeve Europiane dhe Euro-Aziatike shpalli kontributin e fundit prej afro 5 milionë dollarë të qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për përpjekjet e rindërtimit pas tërmetit, gjatë fjalës së tij sot në Konferencën e Donatorëve të Komisionit Evropian për Shqipërinë. Shuma do të shkojë për themelimin e një akademie transparence, e cila do të ndihmojë Shqipërinë për administrimin në mënyrë transparente dhe llogaridhënëse të donacioneve të pas tërmetit dhe fondeve të tjera publike”.” shkruan Vasili.

Top Channel