Fermerët flasin për prodhim të mbarë të misrit këtë vit.

Investimi që bashkia e Sarandës po kryen për të zhbllokuar kanalet e dyta dhe të treta pritet që të rrisë hapësirën e kultivuar dhe rendimentin e prodhimit.  Megjithatë fermerët thonë se ka një seri problemesh të mbartura prej dekadash

Në të gjithë fushën e Çukës, hapësira më pjellore në luginën e Vurgut janë të regjistruar rreth 1700 fermerë që të ardhurat kryesore i sigurojnë nga bujqësia.

70% e territorit të bashkisë së Sarandës është rural, ndërsa banorët e kthyer nga emigracioni për të punuar tokën presin më shumë mbështetje dhe mbrojtje të prodhimit nga shteti.

 

Top Channel