“Një ditë e paharrueshme…” ja çfarë shkruan kryeministri Rama pasi në Konferencën e Donatorëve u mblodhën 1.15 mld euro

18/02/2020 08:07

Kryeministri i vendit, Edi Rama, mëngjesin e sotëm e ka nisur me një fotoalbum të shkrepur në Bruksel ku shihet së bashku me krerët e BE si dhe liderë të tjerë të vendeve të ndryshme në botë, të cilët morën pjesë në konferencën e Donatorëve për Shqipërinë.

“Mirëmëngjes me fotoalbumin e një dite të paharrueshme shqiptare në zemër të europës” shkruan kryeministri Rama.

Ditën e djeshme Shqipëria mblodhi nga Konferenca e Donatorëve që ishte organizuar për ndihma pas tërmetit të 26 nëntorit në vendin tonë, 1.15 miliardë euro që do të vijnë  në formën e  granteve, huave, e fondeve për projekte zhvillimi nga rreth 100 vende.

FOTO GALERI
1/24

Top Channel