Mungesa nga gripi/ Pakësohet numri në klasat e shkollave 9-vjeçare

18/02/2020 19:59

Grupmosha më e prekur nga gripi janë edhe fëmijët, për shkak të imuniteti të dobët. Kjo si rrjedhojë ka ndikuar në rënien e numrit të nxënësve në klasa. Më së shumti mungesat janë vënë re në arsimin fillor.

Përgjegjës i sektorit të monitorimit të kurrikulës dhe zhvillimit profesional.

Në zyrën vendore arsimore Tiranë janë 198 institucione arsimore parauniversitare, me një total nxënësish prej 93. 071 nxënës. Këto ditë, duke filluar nga sot niveli i mungesave varjon nga 1500 deri në 1700, që i bie 8 nxënës për klasë”, shprehet Sulejman Keta.

Mungesat e nxënësve bien në sy edhe në grupet e përbashkëta të klasave të ndryshme në whats app, ku prindërit kanë lajmëruar mësuesit kujdestar se fëmija i tyre nuk do të shkojë në shkollë se është sëmurë me temperaturë, apo që ka kaluar natën në urgjencë.

Nga ana tjetër, ka edhe mësues të cilët janë prekur nga gripi, megjithatë kjo nuk është shqetësuese për zhvillimin e procesit mësimor.

“Edhe mësuesit sigurisht nuk kanë imunitet, por shifra nuk është problematike për mësimin. Këto ditë variojnë mungesat për mësuesit nga 60-72 , çka i bie 2 mësues për shkollë”, shprehet Keta.

Top Channel