Momenti i tmerrshëm kur recepsionistja qëllohet për vdekje nga ish-burri xheloz

18/02/2020 20:05

Ky është momenti dramatik kur një sulmues xheloz hyn qetësisht në një klinikë dentare në Bangkok dhe qëllon për vdekje ish-gruan e tij.

Nëna e një fëmije Khuntai Chatthai, 28 vjeçe, ishte viktima e ekzekutimit në kryeqytetin tailandez.

Ulërima të tmerrshme u dëgjuan në qendrën tregtare Century Plaza teksa vrasësi me kostum qëllon nga afër ish-partneren e tij. Teksa nëna e një fëmije mbetej shtrirë në një pellg gjaku, vrasësi u largua dhe ende nuk është kapur.

Një person i dytë u dërgua në spital me plagë të lehta.

FOTO GALERI
2/7

Top Channel