Misteri vazhdon! Tragjedia e Bulqizës/ Asfiksi, viktimat mund të kenë ndërruar jetë nga soba e drurit

18/02/2020 11:07

Më 14 shkurt, një ngjarje e rëndë ndodhi në fshatin Ostren të Bulqizës, ku tre pjesëtarë të familjes Tola ndërruan jetë, saktësisht nëna 45-vjeçare, Rajmonda dhe dy fëmijët Rudina dhe Fatjoni, e ndërsa vajza tjetër u dërgua në gjendje të rëndë për ndihmë mjekësore (tashmë është jashtë rrezikut për jetën).

Teksa ende nuk ka një përgjigje përfundimtare rreth shkakut që u mori jetën të ndjerëve, të dhënat e fundit, të marra nga Top Channel pranë policisë së Bulqizës shprehen se shkak mund të ketë qenë asfiksia prej sobës së drurit.

Pas intoksikimit të analizave që i janë bërë vajzës së mbijetuar dyshohet për helmim nga monoksidi i karbonit, çka nënkupton se soba e druve mund të ketë rezultuar fatale për jetët e tyre.

Gjithsesi do të jenë analizat e gjakut ato që do të verifikojnë plotësisht shkaqet e helmimit.

Top Channel