Messi-Hamilton, bëjnë histori/ Të dy fitues në ceremoninë e çmimeve “Laureus”

18/02/2020 16:19

Lewis Hamilton dhe Lionel Messi bëjnë historinë në ceremoninë e ndarjes së Çmimeve Laureus në Sport.

Piloti i Mercedes, 6 herë kampion bote i Formula 1 dhe kapiteni i Barcelonës u shpallën që të dy fitues të Çmimit Sportisti më i mirë i Vitit 2019, diçka që ndodh për herë të parë në historinë e këtij evenimenti prestigjioz
Mesa duket juria e edicionit të 20 të ndarjes së Cmimeve Laureus e pati shumë të vështirë të nxirrte një fitues të vetëm, kështu që i lanë me pikë të barabarta Leëis hamilton dhe Lionel Messin, me argjentinasin që për më tepër bëhet i pari futbollist që merr çmimin Laureus si sportisti më i mirë.

Ndërsa Çmimin e Sportistes më të mirë të vitit e mori gjimnazistia amerikane Simone Biles, një çmim që ajo e fiton për herë të tretë në 4 vjet. Çmimin si skuadra më e mirë e vitit e fitoi skuadra e Rugby së Afrikës së Jugut që mposhti Liverpoolin dhe kombëtaren amerikane të futbollit të femrave.

Vlerësim pati edhe për Sphia Floersch që fitoi çmimin Rikthimi i Vitit pas aksidentit të tmerrshëm të pësuar në Formula 3 në nëntor të 2018.

Top Channel