Mrekullitë ndodhin/ I plotësuan certifikatën e vdekjes, zemra e foshnjës rreh sërish

18/02/2020 10:53

Një foshnjë që u shpall tre herë pa jetë nga mjekët u gjet duke marrë frymë brenda arkivolit nga prindërit e tij.

Foshnja mendohet se kishte vdekur gjatë lindjes së parakohshme në javën e 27-të të shtatzënisë, pa hyrë ende në muajin e 7-të, shkruajnë mediat e huaja. Por prindërit mbetën të shokuar kur zbuluan se ai ende po merrte frymë disa orë më vonë.

Shefi i spitalit ku ndodhi ngjarja, është shprehur se kjo është një “mrekulli”, sepse nga tre kontrollet e mjekëve, foshnja rezultoi pa shenja jete. Ngjarja ka ndodhur në Santa Cruz, në Bolivinë Lindore. Autoritetet policore në Bolivi janë duke hetuar në lidhje me ngjarjen dhe po e trajtojnë çështjen, si rezultat i një pakujdesie mjekësore, megjithëse mjekët pretendojnë se ky rast është një “mrekulli”.

Foshnja, i quajtur Dhilan Daren, aktualisht është duke u kujdesur në njësinë e kujdesit intensiv të spitalit. Në një intervistë të dhënë për mediat lokale, babai i Dhilan, Rixhard Jurado, u tregoi gazetarëve certifikatën e vdekjes së nënshkruar nga mjekët, ndërsa tashmë është duke plotësuar dokumentet e nevojshme për ta pajisur të porsalindurin me një certifikatë lindjeje.

Top Channel