Një grabitje me armë zjarri ka ndodhur në Fushë Kosovë këtë të martë.

Siç raportohet në mediat kosovare dy persona të maskuar dhe nën kërcënimin e armëve kanë kryer një grabitje në Fushë Kosovë.

Sipas policisë dy personat që kishin rënë pre e kësaj grabitje kanë raportuar se ishin në një lokal kur dy agresorët të maskuar nën kërcënimin e armëve u kanë grabitur portofolat në të cilët kishin para dhe dokumente personale dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Nuk raportohet për të lënduar.

Ndërkohë policia ka nisur hetimet për këtë ngjarje të rëndë.

Top Channel