“Çdo gjë për të shpartalluar grushtin e shtetit…” Meta takon Bashën dhe i kërkon ndihmë: Informo partitë opozitare

18/02/2020 11:54

Presidenti Ilir Meta ditën e sotme është takuar me kreun e opozitës, Lulzim Basha.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Presidentit Tedi Blushi, i cili njofton se ka qenë Presidenti Meta ai që ka thirrur në takim kreun e PD, Lulzim Basha në ambientet e Presidencës.

Presidenti Meta e njohu Bashën me shqetësimet që ka për sa i përket ndryshimeve që sipas tij qeveria po kërkon të bëjë grusht shteti. Meta i ka kërkuar kryetari të PD që të infromonte edhe drejtuesit e tjerë të partive opozitare.

Në fund thuhet se Presidenti do të bëjë çdo gjë për të ndaluar dhe për të shpartalluar grushtin e shtetit, duke i dhënë përgjigjen më shembullore që meriton.”

Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta thirri sot në një takim Kryetarin e Partisë Demokratike, z.Lulzim Basha.

Presidenti Meta e njohu z.Basha me skandalet e fundit anti-kushtetuese dhe përpjekjet e Rilindjes për grusht shteti, dhe i kërkoi kryetarit të PD-së që të informonte edhe drejtuesit e partive të tjera opozitare.

Presidenti Meta bëri të qartë se do të bëjë çdo gjë për të ndaluar dhe për të shpartalluar grushtin e shtetit, duke i dhënë përgjigjen më shembullore që meriton.” shkruan Tedi Blushi.

Top Channel