Aksident horror/ Piloti përplaset dhe fluturon disa metra në ajër, Donald Trump lutet për të

18/02/2020 09:48

Përplasja e pilotit Ryan Newman në xhirot e fundit të kampionatit “Daytona 500”, ka qenë aq e rëndë sa ka bërë presidentin Donald Trump të lutet për të. Newman, ishte duke e drejtuar makinën e tij “Ford Mustang” me numrin 6, me një shpejtësi që i kalonte 310 km/h në momentin që ndodhi goditja.

“Lutemi për Ryan Newman, një shofer i shkëlqyeshëm dhe i guximshëm”, shkroi në Twitter Shefi i Shtëpisë së Bardhë. Aksidenti ndodhi kur makina e Newman-it u përplas fillimisht në një mur dhe si rezultat u zhvendos vetëm pak metra larg vijës së finisht. Por fati i keq nuk kishte përfunduar për pilotin, pasi  një makinë tjetër garash që i ishte vendosur në ndjekje, nuk pati kohë për të manovruar dhe e përplasi përsëri makinën, ku si pasojë fluturoi disa metra në ajër, shkruan Daily Mail. Mijëra spektatorë mbetën të tronditur nga kjo skenë, ndërkohë një ambulancë së bashku me disa mjek u futën në pistë dhe nxorën menjëherë shoferin nga makina.

“Rayan Newman po trajtohet në Qendrën Mjekësore Halifax. Ai momentalisht ndodhet në një gjendje të rëndë shëndetësore, por mjekët janë shprehur se dëmtimet e tij nuk janë në atë shkallë sa të kërcënojnë jetën. Ne i vlerësojmë mendimet dhe lutjet tuaja por kërkojnë që të respektoni intimitetin e Ryan dhe familjes së tij gjatë kësaj periudhe”, u shpreh një zyrtar i spitalit.

FOTO GALERI
1/11

Top Channel