Gjatë mbajtjes së seancës së dytë të Konferencës së Donatorëve në Bruksel, sa i takon procesit të rindërtimit në Shqipëri u bë me dijeni se Banka Botërore do të japë 60 milionë euro hua për vendin tonë.

Po kështu:

Grupi i Bankës Islamike– 50 milionë euro për rikuperimin e biznesit

Banka Evropiane e Investimeve– 2.5 milionë euro për rindërtimin

Banka e Këshillit të Evropës– 100 milionë euro hua, 500 mijë euro grante

Raporti i hartuar nga autoritetet përkatëse të Bashkimi Europian, OKB-së, Bankës Botërore dhe qeverisë shqiptare mbi vlerësimit të dëmeve të tërmetit, dilte në përfundimin se numri total I njerëzve të prekur nga katastrofa është 202.

291 vetë, ndërsa e llogariste shifrën e përgjithshme të dëmeve të tërmetit në gati 1 miliardë euro. Por sa para shpreson realisht Shqipëria në grumbullojë në Bruksel? DW citon burime pranë ekzekutiv shqiptar të pohojnë se shpresat janë të mblidhet rreth 30 përqind e shumës së vlerësuar në raport, apo gati 350 milionë euro. 70 deri në 80 milionë sipas tij pritet të jenë grante ndërsa pjesa tjetër kredi të buta”. Arritjen e kësaj shume domethënëse kryeministri Rama e quajti, “një nivel që mund të ketë një peshë në proces”.

Sipas delegacionit të BE në Shqipëri, “efektet totale të shkatërrimit nga tërmeti, në 11 bashki arrijnë në 980 milion euro, ku strehimi, përfaqëson 76 përqind të të gjitha nevojave, i ndjekur nga arsimi dhe infrastruktura. Për adresimin e efekteve të dëmtimit dhe të ardhurave të humbura për shkak të tërmetit nevojiten rreth 1.08 miliardë euro”, thuhej në njoftimin zyrtar të tij. Logoja “Bashkë për Shqipërinë” e kësaj konference ngjall shpresa që në krye të herës, thotë DW.

Top Channel