SHBA nis ndërtimin e fregatave të rënda për t’iu kundërvënë flotës së re të Kinës

17/02/2020 16:17

Marina e SHBA tha se ka nisur planin pesë vjeçar të gjeneratës së ardhshme të luftanijeve të sipërfaqes, pas prezantimit të pesë luftanijeve të rënda nga Kina disa javë më parë.

Kërkimet, testim dhe dizajni do të nisin në 2021, sipas dokumenteve të buxhetit të marinës, me objektiv reduktimin e vështirësive në përdorin e teknologjive të vjetra.

Shërbimi ka kërkuar $46.45 milionë për programin e vitit 2021 dhe rreth $150 milion për 2022. Zhvillimi vjen në një kohë kur luftanija e vetme e rëndë e SHBA, Ticonderoga bëhet gati të dalë nga shërbimi në të ardhmen e afërt.

Luftanijet e fundit kineze të kategorisë 055 integrojnë një numër të ngjashëm armatimesh dhe raketa -lëshuese por kanë sensorë më modernë dhe municione më të afta. Ato mund të dislokojnë municionet anti-anije disa herë më shpejt se anijet homologe amerikane. Si Kina e Rusia po investojnë në mbrojtjet moderne ajrore. Rusia është aktualisht duke ndërtuar një luftanije gjigande të ngjashme me fregatën Admiral Gorshkov.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel