Korrupsioni në Kroaci ka mbërritur nivelin më të keq të pesë viteve të fundit.

Ekspertët mendojnë se politikanët nuk e ndiejnë më presionin që kishin nga jashtë atëherë kur vendi aspironte anëtarësimin në Bashkimin Europian. Disa prej tyre kanë dalë në përfundimin se korrupsioni është përkeqësuar pas hyrjes në BE në 2013-tën. Asokohe, Brukseli e mbante Kroacinë nën një vëzhgim të kujdesshëm lidhur me të dhënat e saj mbi korrupsionin në nivelet më të larta të qeverisjes. Por në janar, ajo u pa se kishte rënë pesë vende në indeksin vjetor të korrupsionit, tw publikuar =nga Transparency International.

“Që prej anëtarësimit në bllokun europian, Kroacia ka njohur regres në luftën kundër korrupsionit,” tha për BIRN Oriana Ivkovic Novokmet, drejtoreshë ekzekutive e GONG, një grup i shoqërisë civile që promovon qeverisjen e mirë, sundimin e ligjit dhe të drejtat e njeriut.

“Tani nuk ka më presion të jashtëm për të inkurajuar ndryshimin; Komisioni Europian për shembull, nuk I harton më raportet kundër korrupsionit që bënte dikur”, shton ajo.

Në fund të janarit, kryeministri Andrej Plenkoviç pushoi nga puna Ministrin e Shëndetësisë, Milan Kujundzic, pas një serie raportimesh në media ku pretendohej se ai kishte gënjyer mbi vlerën e pasurisë së tij në deklarimin e bërë si zyrtar publik. Dy ministra dhanë dorëheqjen verën e kaluar për arsye të ngjashme dhe dy të tjerët u zëvendësuan në korrik gjatë një riorganizimi të kabinetit. Në 12 shkurt, USKOK (organizmi vendas kundër korrupsionit) deklaroi po hetonte disa nga ish-ministrat e përfshirë në skandal, por nuk dha informacione të mëtejshme.

Top Channel