Mëngjes pune për Shqipërinë në Bruksel/ Komisioneri Varhelyi përgëzon OFL, Di Maio: Hapja e negociatave vetëm fillimi për Shqipërinë

17/02/2020 10:23

Kryeministri i vendit teksa ditën e sotme ndodhet në Bruksel për Koferencën e Donatorëve për dëmet e tërmetit të 26-nëntorit, ka marrë pjesë edhe në një mëngjes pune të organizuar nga ministri i Jashtëm i Italisë Luigi di Maio në Bruksel.

Në këtë takim kanë qenë të pranishëm komisionerë dhe ministra të jashtëm të vendeve të BE-së. Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, i pranisëm në këtë takim tha se Komisioni Evropian mbështet Operacionin Forca e Ligjit, duke shprehur vlerësimin e tij për reformat.

“Shpejtësia e reformave është shtuar. Përgëzoj operacionin e OFL, tregon lidership në luftën kundër krimit. Komisioni mbështet operacionin Forca e Ligjit”, deklaroi Varhelyi.

Ndërkohë Ministri i Jashtëm i Italisë, Di Maio është shprehur se hapja e negociatave do të shënojë vetëm fillimin e integrimit të Shqipërisë dhe jo përfundimin e rrugëtimit Evropian.

“Integrimi i Ballkanit mbetet investimi ynë kyç strategjik për të paqen dhe stabilitetin në Europë. Lidhur me negociatat, hapja e tyre do të shënjojë vetëm fillesën dhe jo përfundimin e rrugëtimit europian, nuk mund të nënvlerësojmë ndikimin potencial të hezitimeve tona në Ballkan, sidomos kur bëhet fjalë për qëndrimet reformatore” u shpreh Di Maio.

Pas përfundimit të takimit kryeministri Edi Rama ka publikuar disa foto në faqen e tij në Facebook duke vlerësuar ministrin e Jashtëm italian dhe pjesëmarrësit në mëngjesin e punës për Shqipërinë.

Me mikun e çmuar, ministrin e jashtëm të Italisë, Luigi di Maio, komisionerin për zgjerimin, Oliver Varhelyi, dhe ministrat e jashtëm të BE në Bruksel” shkruan Rama.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel