Luanesha dështon në sulmin ndaj bufalos, luani i tregon si duhet bërë (pamje të rënda)

17/02/2020 18:36

Një luaneshë dukej pak hezituese për të mundur një bufalo të rritur në parkun kombëtar të Tangariwe në Tanzania, ndërsa pak më vonë vjen një luan për t’i treguar sesi duhet bërë.

Teksa luanesha nis t’i afrohet bufalos ai nis të sulmojë në drejtim të saj. Skena ndiqet nga një luan mashkull aty pranë, i cili pas dështimit të luaneshës gjen momentin për t’u përballur me bishën gjigande vetëm.

Luani e rrëzon bufalon nga prapa dhe më pas e mbyt në fyt. Teksa bisha mbetet e pajetë të tjerë luanë afrohen për të gostitur. Video u shpërnda në rrjetet sociale dhe komentet ishin të shumta. “Kjo ishte një kapje prej eksperti e luanit, që jo shumë luanë janë në gjendje ta bejnë”, tha një prej tyre.

Top Channel