Pilotët profesionistë ulin avionin gjigand në “stil gaforre” mes stuhisë Denis (video)

17/02/2020 15:14

Stuhia Dennis ka përfshirë Britaninë dhe në fundjavë detyroi autoritetet të japin paralajmërime “rreziku për jetën” teksa një person ka vdekur dhe janë shtyrë oraret e fluturimeve dhe linjave hekurudhore.

Një video e marrë në aeroportin Heathrow në Londër ka kapur momentin kur dy pilotë shumë të aftë kanë arritur të ulin anash avionin e pasagjerëve më të madh në botë Airbus A380, teksa përballeshin me erëra të forta.

Teksa dhjetra fluturime ishin anuluar, pilotët arritën të ulin avionin gjigand në tentativën e parë duke kryer manovrën “gaforre” thuajse pingul me pistën.

Evropa veriore dhe Britania janë goditur nga stuhitë për javën e dytë teksa stuhia Ciara që vrau shtatë njerëz u zëvendësua me stuhinë Dennis në fundjavë, e cila ka sjellë shira të rëndë e erëra të forta.

 

Top Channel