“Fair play” financiar, UEFA heton klubet që mashtruan

17/02/2020 20:53

Pas dënimit ekzemplar të Mancester Sitit me përjashtimin për dy vjet nga Champions dhe gjobën e majme, UEFA kërkon të çojë në një tjetër shkallë luftën e saj për respektimin e rregullave Financiare.

I ashtuquajturi Fair Play që është shkelur nga shumë klube duket se ka patur një trajtim preferencial, por tani po studiohen edhe klubet e tjera që dyshohet se kanë mashtruar me bilancet.

Përdorimi i plusvalencave false dhe shitjeve të fryra të lojtarëve, si dhe kamuflimet me sponsorët duket se janë përdorur për të dribluar rregulloren e UEFA-s. praktikisht ekspertët do të hetojnë nëse marrëveshjet mes klubeve për të rritur vlerën e lojtarëve që të shmangen gjobat dhe dënimet, është bërë sipas një çmimi real tregu, apo është manipuluar.

“Financial fair play” është një sistem rregullash që u prezantua nga UEFA në vitin 2010, me zotimin për të futur klubet në rrugën e duhur, dhe për të detyruar ekipet e federuara që të respektojnë parametrat ekonomike dhe financiare. Objektivi ishte përafrimi i kostove me shpenzimet, dhe skuadrat duhet praktikisht jo vetëm të fokusohen te borxhet por edhe të mbajnë një ekuilibër të llogarive për të evituar falimentime.

Top Channel