Dhjetë mijë burra sfiduan temperaturat e ngricës në fundjavë në Japoni teksa përpiqeshin në errësirë të gjenin talismanët e fatit sipas ritualit tradicional 500-vjeçar.

Festuesit e zhveshur në të brendshme vërshuan në tembullin Saidaiji Kannonin në qytetin jugor të Okayama për festivalin e përvitshëm Hadaka Matsuri.

Pjesëmarrësit u zhytën në ujërat e akullt të tempullit për të spastruar veten dhe për të kërkuar degët e hedhura në ujë nga priftërinjtë. Përleshja zgjati rreth 30 minuta për shkopinjtë që sinbolizojnë fat e begati, pasi të gjithë ishin gjetur nga pjesëmarrësit.

Festivali njihet për aksidentet në të shkuarën kur disa njerëz kanë vdekur duke u shtypur me njëri-tjetrin.

Por megjithë tragjeditë eventi tërheq gjithmonë shumë njerëz nga bota.

“Një herë në vit në kohën më të ftohtë në shkurt ne mbështillemi vetëm në brez dhe zhytemi si burrat”, thotë 55-vjeçari pjesmarrës Yasuhiko Tokuyama, drejtor i një kompanie vendase elektronike.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel