Audicionet e emisionit më të ri dedikuar beqarëve në Top Channel ‘Take Me Out’ nisën pikërisht në ditën e tyre, 15 shkurt.

Programi që do të nis së shpejti nën drejtimin dhe autorësinë e Luana Vjollca, ka arritur rekord aplikimesh. Më shumë se 1000 vajza dhe djem janë në kërkim të njëri tjetrit.

“Aplikoj për të ndryshuar monotoninë e jetës… më pëlqeu shumë si ide, dua famë, sukses dhe kismet ndonjë partner”.

Take Me Out është një patentë ndërkombëtare e “Fremantle Media”, i cili ka rezultuar i suksesshëm në 39 vende të botës. Shqipëria është vendi i 40 i cili do të ketë mundësinë për të parë një program të përmasave të tilla, ekskluzivisht në Top Channel. Ndaj aplikimet për t’u bërë pjesë e projektit më të ri televiziv vijojnë edhe ditën e nesërme në ambjentet e Top Channel, pranë Piramidës. 3 figura të njohura televizive ju presin me dashamirësi për t’iu përzgjedhur.

“Ka nisur vërtet mirë, pafund djem dhe vajza të interesuar.. shumë të bukur. Ja vlen, është një program që ja vlen. Është i vërtetë, ndryshe dhe me shumë, shumë mundësi.

“Audicionet kanë nisur shumë shumë mirë, ne jemi këtu të tre anëtarët e jurisë që po ju presim edhe nesër ora 11 te Piramida për ‘Take me OUT’, mos ngurroni, mos kini turp”.

Top Channel