Skënderbeu ndal Tiranën me polemika, ndahen me barazim

15/02/2020 19:21

Skuadra e Tiranës ia ka dalë që në minutat e fundit të ndeshjes të barazojë rezultatin kundër Skënderbeut.

Fillimisht të parët në avantazh kanë kaluar “Ujqërit Deborës” më anë të Bregut në minutën e 28’. Dhe Tiranës iu deshën plotë 76 minuta që të shënonin gol për të barazuar takimin në 1-1 në Air Albania.

Tirana krijoi shumë raste, por sulmuesit nuk ia dolën të gjenin rrugën e golit. Skënderbeu kishte një plan më të koordinuar ku shpesh herë krijoi raste megjithatë nuk arritën rrugën e golit.

Golat: Cale 76′ / Bregu 28′

Tirana: Lika, Doka, Osmani, Vangjeli, Hoxhallari, Çelhaka, Batha, Torassa (Hasani 63′), Cale (Muçi 80′), Cobbinah, Ngoo (Morina 85′). Trajner: E. Egbo

Skënderbeu: Koliçi, Pëllumbi, Meksi, Imami, Pollozhani, Elezi, Dita (Taipi 81′), Daja, Pusi (Krasniqi 52′), Gripshi, Bregu (Mensah 90′). Trajner: I. Daja

Kartonë të verdhë: Ngoo 85′, Hoxhallari 90+3′ / Imami 70′

FOTO GALERI
2/25

Top Channel