Albin Kurti e konsideron një bashkëbisedim të hapur e mjaft të dobishëm atë që u zhvillua në panelin e organizuar në margjinat e konferencës së sigurisë në Mynih.

Në një intervistë të dhënë për Dojce Velen, kryeministri i Kosovës sqaroi se kur mendon ai që mund të hiqet taksa e shumëdiskutuar prej 100% mbi produktet serbe, e cila po frenon dhe procesin e dialogut mes dy vendeve.

“Sa me perket mua, qëndrimet e mia janë të njohura, nuk jam në parim kundër dialogut, dua dialog të përgatitur mbi parime, jam konstruktiv me një dialog i cili na çon në marrëveshje, mjaftueshëm i qëndrueshëm që të mos sabotohet as ga brenda, as nga jashtë”, shprehet Kurti.

Por a do të rinisë së shpejti dialogu?

“Tani ne e kemi legjitimitetin të freskët, kjo nuk mund te thuhet edhe për qeverinë në Serbi; në prill do t`I kenë zgjedhjet..mbase kur t`I përfundojnë ata zgjedhjet dhe ne t`i shqyrtojmë marrëveshjet e deritanishme, ta diskutojmë më Brukselin, me Berlinin, me Parisin, me Washingtonin për një kornizë që na e bën dialogun konstruktiv e marrëveshjen e drejtë”, thotë ai më tej.

Sa më shpejt të arrihet marrëveshja aq më mirë do të jetë, tha Kurti, por ai i mëshoi rëndësisë që duhet të ketë përmbajtja e saj. Kryeministri kosovar e cilësoi një parim normal të marrëdhënieve bilateriale reciprocitetin, që është kundërshtuar nga i dërguari i posacëm i presidentit Trump, Richard Grenell.

“Ne do ta heqim tarifën 100%, kemi treguar vullnet për këtë gjë, por do ta vendosim parimin e reciprocitetit, qytetarët e Kosovës na kanë votuar për këtë gjë në 6 tetor”, shprehet Kurti.

Top Channel