Ditën e sotme në studion e Top Talk kanë qenë të ftuar gazetarja e Top Channel , Anila Hoxha dhe gazetari Enton Abilekaj.

Ato kanë hedhur dyshime sa i përket Operacionit Forca e Ligjit.

Anila Hoxha:

Siç e dimë që prej nisjes së aksionit të OFl-së çdo ditë forcat e OFL-së kanë dalë në konferencë për shtyp dhe kanë publikuar së paku emrat e dy personave të dënuar për çështjet e një varg akuzash që janë objekt i këtij akti normativ.

Deri më tani janë 15 subjekte me asete të ndryshme pasurore. Sa u takon pasurive vlen të përmenden emrat e Hajrajve që lidhen me çështjen e rrëmbimit të Jan Prengës.

Ka një aset pasuror që është resorti ‘Golden’ i sekuestruar. Ndërkohë që personazhet e tjerë do të ketë një diskutim mjaft të madh sa i takon faktit që është shumica e tyre janë hetuar për pasuritë e tyre dhe drejtësi ka folur një herë.

Kështu që do të ketë një diskutim të thelluar dhe një përplasje shumë të madhe mes këtyre formularëve që OFL-ja kërkon të plotësohen dhe detajet të mëtejshme për sa kohë që ligji e thotë qartë që asgjë nuk mund të gjykohet dy herë për të njëjtin fakt.

Dyrnjaja: Pse është është zgjedhur kjo lloj strategjie me dy subjekte çdo ditë dhe përse nuk bëhen publike të gjithë subjektet me një listë të paracaktuar?

Abilekaj: Kjo është një pyetje që nuk ka marrë përgjigje dhe u duhet drejtuar autoriteteve dhe është shumë e thjeshtë që në qoftë se kemi të bëjmë me një listë të mbyllur siç tha kryeministri, atëherë mjafton që të publikohet lista dhe të gjithë subjektet do të kenë të njëjtin afat dhe të njëjtën kohë.

Kjo mënyrë funksionimi me dy emra që dalin nga askundi, pse është kjo renditje tregon që këtu mund të ketë abuzim. Që dikush mund të përzgjedh emrat që dëshiron dhe të përjashtojë emrat që dëshiron, që dikujt ti lihet pak më shumë kohë për të bërë gati justifikimin pasuror dhe dikujt mos ti lihet kohë.

Anila Hoxha: Vetëm sa i përket çështjeve të drogës OFL-së nuk i mjafton koha 1 vjeçare për të dërguar deklaratën nuk merrem me teknikat e tjera se çfarë i duhen prokurorëve për të hetuar sepse nuk mjafton vetëm deklarata e vetëdeklarimit, “deklaro çfarë pasurish ke” dhe ne pastaj i gjejmë. Ne e dimë që pa u marr pastaj me faktin se si u nis OFL-ja.

 

 

Top Channel