“Skifterët” bëjnë namin në Angli/ Vjedhin makinën luksoze në më pak se një minutë! – Video

14/02/2020 11:38

Është bërë virale në internet një video e publikuar nga tabloidi britanik Daily Mail, ku tregon një grup burrash duke grabitur një makinë në më pak se një minutë!

Grabitësit dyshohen se janë me origjinë braziliane. Në pamje shihen organizimi i tyre për të kryer këtë “aksion”, vjedhjen e një makinë luksoze tip “Mercedes Benz”, dhe këtë gjë e kanë arritur në më pak se një minutë, madje duke mos përdorur as çelës.

Me anë të një aparature grabitësit kanë arritur të marrin sinjalin e çelësit të makinës nga jashtë shtëpisë dhe më pas e kanë përdorur për të hapur siguresën e dyerve. Pas këtij veprimi ata janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Me anë të një njoftimi, policia u shpreh se është vendosur në ndjekje të tyre dhe i fton qytetarët që të bashkëpunojë me ta në dhënien e informacioneve. Grabitja e makinave është një fenomen i shpeshtë në Britaninë e Madhe. Kujtojmë që në vitin 2017, janë vjedhur më shumë se 109,469 makina.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel