Shkodër- një zjarr ka përfshirë një pallat në lagjen “Guerile”. Zjarri në këtë pallat ka rënë rreth orës 15:40, ku janë djegur 6 hyrje apartamenti.

Fatmirësisht nga ky zjarr i fuqishëm ka patur vetëm dëme materiale pasi banorët kanë mundu të dalin në kohë pa u përhapur flakët.

Ndërkohë në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta zjarrfikësish të cilët po punojnë për shuarjen e flakëve. Shërbimet e Policisë kanë evakuar banorët dhe kanë vendosur perimetrin e sigurisë.

Ndërsa grupi hetimor  vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

FOTO GALERI
2/6

Top Channel