Presidenti i vendit Ilir Meta mbrëmjen e kësaj të premteje ka shkuar në spitalin e Traumës në Tiranë ku ka vizituar 16-vjeçaren Merta Tolën e cila i shpëtoi tragjedisë së ndodhur paraditen e sotme në Ostren të Bulqizës.

Presidenti Meta ka thënë se nga bisedat që kishte me mjekët, gjendja e vajzës është e mirë, ndërsa stafi  i spitalit po punon për të mbajtur jashtë çdo rreziku për jetën.

“Gjendja e Meritës në bazë të mjekëve është e mirë. Mjekët po bëjnë punë të mirë për ta mbajtur jashtë rreziku. Ka ndodhur një dramë shumë e madhe në familjen saj. Shpreh ngushëllimet për të ndjerët, për të gjithë familjen  Tola dhe komunitetin e Ostrenit. Do të jemi pranë tyre për të kaluar këtë dhimbje të jashtëzakonshme. “ tha Meta

16-vjeçarja ditën e sotme humbi mamanë Rajmonda Tola 45 vjeç, motrën e saj 22-vjeçaren Rudina dhe Fatjonin vëllanë 15-vjeçar.

Deri më tani dyshohet se tre pjesëtarët e familjes Tola janë helmuar nga gazi i bombolës, ndërsa nuk përjashtohet edhe mundësia e një helmimi nga ushqimi.

Top Channel