Mercedez prezanton makinën e re F1, zyrtarizohet modeli i ri për garat

14/02/2020 13:00

Pasi prezantoi telajon e re duke konfirmuar edhe kontratën 5 vjeçare të sponsorizimit me kompaninë Ineos, Mercedes këtë të premte bëri edhe prezantimin zyrtar të makinës së re W11 me të cilën do të garojnë Lewis Hamilton dhe Valteri Bottas në Botërorin e F1.

Makina, imazhet e para të së cilës u shfaqën online, pretendohet që të vijojë me serinë e fitoreve dhe për ta çuar në 7 radhazi numrin e titujve për konstruktorë

Siç u pa edhe në momentin e prezantimit të telajos, mercedes e ka ruajtur traditën e saj teksa në të dominon ngjyra gri me ngjyrën e gjelbër të sponsorit Petronas në zona të caktuara dhe me logon e sponsorit të ri Ineos me ngjyrë të kuqe. Ai që e përjeton në mënyrë të vecantë këtë vit në Formula 1 është pikëruisht Leëis Hamilton pasi në lojë është jo vetëm rinovimi i kontratës që skadon në fund të këtij viti, por britaniku do të tentojë që të barazojë rekordin e Michael Schumacher me 7 tituj botërorë për pilotë, ndërkohë që për këtë sezon anglezi vendosi të ndryshojë edhe ngjyrat e helmetës së tij ku spikat prania e një tonaliteti të ngjyrës vjollcë mbi bazën e bardhë.

Ndërkaq, Hamilton dhe Bottas kanë kryer edhe xhirot e para me makinën e re në pistën e Silverstone në pritje të testeve zyrtare parasezonale që do të nisin në 19 shkurt në Montmelo të Barcelonës

Top Channel