Koronavirusi në Kinë/ Shkon në 1.383 numri i viktimave, më tepër se 64.000 persona të infektuar

14/02/2020 08:51

Rastet e koronavirusit nuk po rriten në mënyrë dramatike jashtë Kinës, pavarësisht shtimit qe pati në provincën Hubei, thotë Organizata Botërore e Shëndetit (WHO), raporton BBC.

Përjashtimi i vetëm ishte në një anije lundrimi në Japoni, ku u raportuan 44 raste të reja, duke e çuar totalin në 218 te prekur.

Gjithashtu nuk pati ndonjë ndryshim të madh në modelin e vdekshmërisë ose ashpërsisë së koronavirusit, sipas OBSH.
Shifrat e fundit tregojnë 121 vdekje të reja në Kinë, duke e çuar totalin në 1.383 persona te vdekur dhe raportohen më tepër se 64.000 persona të infektuar.

Infeksionet totale u rritën me 5,090 në 55,748 raste në 13 shkurt, tha të Premten Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë.
Shifrat e fundit nga Hubei regjistruan 116 vdekje dhe 4,823 raste të reja. Kjo është një rritje më e vogël se një ditë më parë kur pati një goditje me 240 vdekje të reja dhe afro 15,000 raste të reja.

Top Channel