Fotot/ Po vret mijëra njerëz dhe po tmerron botën, ja si duket koronavirusi parë nga një mikroskop

14/02/2020 20:46

Teksa numri i viktimave nga koronavirusi ka shkuar në më shumë se 1370 dhe mbi 60 mijë të infektuar, SHBA ka arritur që të fotografojë virusin vdekjeprurës parë nga një mikroskop.

Kanë qenë shkencëtarët nga laboratori Rocky Mountain (RML) pranë Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive  që zbuluan disa nga imazhet e para të COVID-19 coronavirusit të ri që po gjunjëzon Kinën.

Sipas asaj që shkruan “Science Alert”, studiuesit morën mostrat nga një pacient amerikan i infektuar me COVID-19 duke përdorur dy lloje të ndryshme të mikroskopëve me rezolucion të lartë – mikroskopin elektronik skanues dhe mikroskopi elektronik i transmetimit.

Sipas shkencëtarëve COVID-19 duket i ngjashëm me koronaviruset e tjera, konkretisht si ai i frymëmarrjes në Lindjen e Mesme (MERS-CoV), që u shfaq në vitin 2012, dhe sindroma e rëndë akute e frymëmarrjes (SARS-CoV), i cili u shfaq në 2002.

Pra imazhet e të tre virusëve po thuajse janë të ngjashme sepse të tre këta viruse janë në të njëjtën familje të “coronavirusëve”, të cilat emërtohen për pamjen e tyre në formë kurore. Fjala “corona” në latinisht do të thotë “kurorë”.

FOTO GALERI
2/4

Top Channel