Dy gomerë që kishin dalë për një ‘shëtitje romatike’ mëngjesin e Shën Valentinit u shpëtuan nga policia pasi kishin mbetur të bllokuar në një rrugë periferike.

Një shofer thërriti policinë teksa pa dy gomerët që ecnin në errësirë në një rrugë Aberdeenshire, në Skoci. Policia ndërhyri dhe i shoqëroi gomerët në një fushë.

Oficeri Mark Maclean tha: ‘Na thirrën rreth orës 2 të natës në orët e para të Shën Valentinit teksa jë shofer pa gomerët që shëtisnin për Shën Valentin. Unë dhe kolegu im ishin të lumtur t’i shoqëronim përsëri drejt shtëpisë së tyre. Kisha menduar se për Shën Valentin do të kishin një turn pune të qetë por ja ku dolën dy gomerët problematike”.

Top Channel