5-vjeçari hero! Shpëton motrën nga zjarri në shtëpi, më pas kthehet për qenin

14/02/2020 14:36

Djaloshi 5-vjeçar Noah Woods nga Georgia, SHBA po flinte si zakonisht në dhomën e tij të gjumit, kur krejt papritur pa se shtëpia ishte përfshirë nga flakët.

Fatmirësisht, i mituri nuk u panikos, madje veprimet e tij të mirëmenduara ndihmuan në shpëtimin e jetëve të pjesëtarëve të tjerë të familjes. Djali 5-vjeçar është konsideruar një hero nga mediat e huaja, pasi ndihmoi motrën më të vogël dhe lajmëroi prindërit që të largoheshin, teksa shtëpia e tyre u “pushtua” nga flakët.

Noah Wood, nga Bratow County arriti të shpëtonte shtatë të afërm përfshirë këtu edhe qenin e tyre nga flakët e shumta që përfshinë të gjithë shtëpinë si pasojë e një defekti elektrik. Gjyshi i vogëlushit, David Wood u shpreh se:

“Nëse nuk do te ishte për Noeun, e them me bindje që ne do të ishim ende në gjumë, kështu që nuk do të mësonin se çfarë po ndodhte. T gjithë mund të humbnim jetën”, u shpreh ai.

Ndërkohë për këtë akt heroik, vogëlushi do të dekorohet si një zjarrfikës nderi nga autoritet lokale.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel